Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Parashikimi i FMN për ekonominë, Meta: Tepër shqetësues, do të thellohet papunësia dhe varfëria në vend

Zhurnal Ads

Presidenti Ilir Meta reagon pas parashkimit të FMN për ekonominë shqiptare, ku thuhej se do të bëjë hapa pas, si dhe të ardhurat për frymë do të arrijnë në 4898 USD, krahasuar me 5323 USA më 2019.

Meta shkruan në ‘Facebook’ se këto parashikime të FMN janë tepër shqetësuese, ndërsa shton se varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit

Referuar kësaj, Kreu i Shtetit deklaron se “Këto të dhëna tregojnë qartë që rritja e Borxhit Publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundrazi po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend”.

Reagimi i Metës:

Parashikimet e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë tepër shqetësuese.
Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon. Si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat.
Qytetarët shqiptarë, jo vetëm do të varfërohen më shumë, por dhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar.

Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që:
Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë,
Në Serbi në 7497 USD/për frymë
Në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë.
Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit. Sipas parashikimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, niveli i borxhit publik në fund të vitit 2020 (pa llogaritur detyrimet e shumta të Qeverisë) do të arrijë në rreth 83.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto.
Ndërsa të Ardhurat për Frymë në vitin 2020 do të ulen në rreth 425 USD krahasuar me vitin 2019, Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 373 USD krahasuar me vitin 2019.
Në vitin 2020 Të Ardhurat për Frymë do të ulen në nivelin 4898 $ USA krahasuar me 5323 $ USA në vitin 2019.
Ndërsa Borxhi Publik për Frymë do të rritet në 4079 $ USA, krahasuar me 3606 $ USA në vitin 2019.
Këto të dhëna tregojnë qartë që rritja e Borxhit Publik nuk po adreson rritjen ekonomike dhe rritjen e të ardhurave për frymë, por përkundrazi po thellon papunësinë dhe varfërinë në vend.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Greva e naftëtarëve/ Rama: I gatshëm të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!

admin

Arrestohen tre infermierë shqiptarë në Janinë

S.B.

Blindohet ministria e brendshme

T E

Pas takimit me Hajnajn, Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar vijon të jetë përparësi

admin

Dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatit/ Arrestohet 29-vjeçari në Vlorë, pranga edhe një 36-vjeçari

S.B.

Kryemadhi fajëson Ramën: Qeverisja e paaftë tek përmbytjet, edhe 100 ditë për ndryshimin

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...