Parashikimi i motit

nga Redaksia

Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik mbi gadishullin e Ballkanit ka sjellë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; herë pas here shirat do të jenë rrebeshe si edhe në formë shtrëngate.

Nuk do të mungojnë gjithashtu intervale të shkurta me kthjellime të cilat më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të dukshëm të reshjeve në territor. 

Përsa i përket, temperaturave të ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në orët e mëngjesit, por edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 4°C deri në 22°C. 

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 65 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi  4 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More