Parashikimi i motit, e martë, 15 prill 2025

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra kthjellimesh. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 10-18 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/23 Re diell pak shi
Kukës 14/22 Re diell pak shi
Lezhë 15/23 Re diell pak shi
Dibër 13/21 Re diell pak shi
Durrës 11/24 Re diell pak shi
Tiranë 17/25 Re diell pak shi
Elbasan 11/26 Re diell pak shi
Berat 16/26 Re diell pak shi
Vlorë 14/22 Re diell pak shi
Korçë 12/20 Re diell pak shi
Gjirokastër 14/25 Re diell pak shi
Sarandë 14/24 Re diell pak shi

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More