Parashikimi i motit në Shqipëri

nga D. V.

Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të Shqipërisë ku hera – herës vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë territorin, më të dendura në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Ndërkohë, orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dendësim të vranësirave si edhe shtim të intensitetit të reshjeve. Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e thella malore në lartësinë mbi 900 metra.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie të tyre duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 19°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More