Parashikimi i motit në Shqipëri

nga Redaksia

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të territorit nga orët e mesditës.

Mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen nga 7 në 29 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More