Ditën e premte territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.