“Parashqevi Simaku mund të kishte fituar milionat”, drejtori i Acromax: Publikimi i këngëve në Youtube, “thesar” për artisten shqiptare

nga Xh M

Jo vetëm vëmendjen e mediave dhe të njerëzve, por këngët e interpretuara nga ikona shqiptare, Parashqevi Simaku po kapin shifra marramendëse.

Drejtori i Acromax Media, Aldor Nini në një intervistë zbulon se ka shumë palë të treta të cilët kanë postuar në Youtube këngët e performuara nga këngëtarja në fjalë, që kanë arritur të numërojnë deri në 100 milionë shikime.

Sipas drejtorit, të gjitha të drejtat e këngëve të Simakut, i takojnë RTSH-së, që është edhe entiteti i vetëm që mund t’i publikojë zyrtarisht këto materiale artistike.

“Youtube paguan për atë që prodhon videon dhe atë që prodhon audion. Këngëtarja në fjalë si interpretuese, të ardhurat duhet t’i marrë nga agjensitë kolektive. Nga Youtube ajo nuk mund të marrë asnjë të ardhur. Ka palë të treta që nuk kanë të drejta që e kanë marrë këngën dhe e kanë hedhur në Youtube. Të gjitha të drejtat e këngëve janë të RTSH-së. Ai është entiteti që mund t’i publikojë zyrtarisht. Pasi është pronar i pjesës vizuale dhe të audios. Janë disa këngë që janë hedhur. Ka video deri në 700 mijë klikime. Në total mund të jenë 100 milion klikime. Mund të jenë bërë diku te gjysmë milion deri në 1 milion euro me këngët e saj në total, që janë hedhur nga palë të treta”, deklaroi Aldor Nini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More