Paratë e konfiskuara nga krimi do u jepen policëve për orët shtesë, Nano urdhër drejtorëve të qarqeve: Përpiloni listat me emrat e atyre që s’janë paguar

Gledis Nano merr vendimin e parë në krye të Policisë së Shtetit. Ai ka vendosur që t’u jap detyrimin e prapambetur financiar të gjithë efektivëve të policisë në të gjithë vendin për orët shtesë dhe jashtë orarit që kanë mbetur pa paguar përgjatë viteve. Nano i ka dhënë urdhër të 12 drejtorive të qarqeve të llogarisin të gjithë detyrimin financiar që Drejtoria e Policisë u ka punonjësve të saj duke mos u paguaj orët jashtë orarit, raporton Report tv.

Këto para shtesë do të paguhen nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi. Nga 12 drejtori të qarqeve të policisë, 4 prej tyre i kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave. Nuk ka një afat final se kur duhet dorëzuar listat e punonjësve që nuk kanë marrë pagat e tyre për orët shtesë, por pritet që proces të përfundojnë brenda 2021.

Related posts

Konfiskohen domate me pesticide të ndaluar – kamionët u refuzuan nga një vend i BE-së

D V

“Integrim për shqiptarët”! Zbardhen programet zgjedhore të partive gjermane

D V

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja në Tiranë në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More