“Paris 2024”, firmoset memorandumi i bashkëpunimit mes CMG-së dhe Komitetit Organizator të Olimpiadës

nga V.E.

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Komiteti Organizator i Olimpiadës së Parisit 2024 kanë nisur zyrtarisht bashkëpunimin strategjik. Të hënën në Paris, drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe presidenti i Komitetit Organizator të Olimpiadës  së Parisit 2024, Tony Estanguet, nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit, duke arritur konsensus për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në promovimin e Lojërave Olimpike të Parisit dhe prodhimin e programeve mediatike.

Po atë ditë në Luvër të Parisit, ministrja e Kulturës e Francës Rima Malak pati një takim me drejtorin e CMG-së, Shen Haixiong. Malak shprehu urime për bashkëpunimin e gjithanshëm mes CMG-së dhe Komitetit Organizator të Olimpiadës së Parisit 2024 dhe mirëpriti zgjerimin  e bashkëpunimit në programet kinematografike dhe televizive, kulturën tradicionale dhe artin digjital.

Drejtori Shen tha që Parisi është një qytet i bukur dhe romantik. Pas 100 vjetësh, në këtë qytet do të zhvillohet përsëri olimpiada. “Sigurisht kjo do të sjellë botës një aktivitet me inovacion dhe mrekulli të plotë,” tha drejtori i CMG-së.

Si institucioni kryesor i transmetimit të Olimpiadës së Parisit 2024, CMG-ja do të dërgojë mbi 2 mijë punonjës për prodhimin dhe transmetimin e programeve olimpike. Me standardin më të lartë ndërkombëtar të transmetimit të aktiviteteve sportive, CMG-ja do të ofrojë shërbime të shkëlqyera mediatike për qindra milionë shikues në mbarë botën,” theksoi Shen.

Estanguet paraqiti konceptin e organizimit të Olimpiadës së Parisit dhe gjendjen e përgatitjeve, duke shprehur falënderime për mbështetjen e CMG-së për punët e Komitetit Organizator të Olimpiadës së Parisit. (Jiang Lei)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More