Paris Hilton shijon pushimet me të fejuarin, çifti shihen në momente romantike

Paris Hilton dukej mahnitëse në bikini me ngjyrë të kuqe teksa ndau një puthje romantike me të fejuarin Carter Reum në jahtin luksoz.

 

Derisa po shëtitnin përreth Francës, ylli 40-vjeçar dukej në kulmin e lumturisë me partnerin e saj në pushimet në Corsica dhe Sardinia, shkruan DailyMail.

“Vera e dashurisë”, ka përshkruar Paris fotografitë e publikuara. “Pata pushimet më relaksuese duke shijuar ujërat e Corsica dhe Sardinia bashkë me të fejuarin tim”, shkruan më tej.

Foto: Paris Hilton/Istagram

“Mezi po pres të kthehem përsëri”, vazhdoi Paris, duke pyetur fansat se ku duhet të shkojnë ata për muajin e mjaltit.

Në disa fotografi që i ka publikuar gjatë vikendit, biondina e famshme u shfaq me bikini shumëngjyrëshe, taka të larta nga Valentino dhe një palë syze dielli.

Foto: Paris Hilton/Instagram

Ajo dhe i fejuari i saj, Reum, pritet të martohen këtë vit me një ceremoni që pritet të shfaqet në televizion si “reality show”, për fansat e saj.

Paris muajin e kaluar, në “The Tonight Show” tha se do të veshë 10 fustane të ndryshëm në ditën e saj më të veçantë.

Foto: Paris Hilton/Instagram

Ajo gjithashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë edhe disa projekte muzikore.

Për të shënuar 15-vjetorin e albumit debutues, Paris u premtoi fansave në një postim në Instagram se do të rikthehet në studio për të regjistruar këngë të reja, në një të ardhme të afërt. 

Related posts

Qytetarët serbë kërkojnë të hiqet imazhi i Dua Lipës nga dyqanet e tyre

D V

Rudina Dembacaj publikon video duke u puthur me Mark Frrokun

D V

Në ditëlindjen e saj, Rudina Magjistari kujton veten 4 vjeçe

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com