Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Paris Jackson debuton si solo këngëtare

Zhurnal Ads

Vajza e mbretit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson, Paris Jackson, po i ndjekë hapat e babait të saj duke e zhvilluar pasionin e saj për muzikën, të premten më 30 tetor ajo e lansoi videoprojektin e parë si solo këngëtare, me titull “Let Down”.

Jackson tashmë e ka krijuar një karrierë të suksesshme si modele si dhe ka luajtur në disa seri televizive dhe filma. Por tani 22-vjeçarja ka arritur të nënshkruajë kontratë bashkëpunimi me studion incizuese, “Republic Records”, dhe do ta lansojë albumin e saj të parë si solo këngëtare “Wilted” në nëntor të këtij viti, transmeton Koha.

Kënga “Let Down” është shkruar nga Parisi si dhe e rrëfen historinë e një zemre të thyer. Ajo i takon zhanrit folklor alternativ.

“Po i ndjejë shumë emocione të ndryshme. Jam e entuziazmuar, po ndihem paksa nervoze, por në përgjithësi shumë falënderuese dhe e lumtur… Liria për të krijuar dhe për të kënduar në mënyrën tënde, apo liria për të shkruar tekste muzikore është diçka e jashtëzakonshme. Është një dhuratë dhe bekim për çdo artist të ri”. Citohet të ketë thënë Jackson në një komunikatë për media.

Derisa kjo është hera e parë që Jackson performon si solo këngëtare, në të kaluarën kishte bërë muzikë si pjesë e grupit “The Soundflowers” që përbëhej nga ajo dhe ish i dashuri i saj, Gabriel Glenn. Dyshja e kishte lansuar një album në qershor të këtij viti.

Albumi debutues i Jacksonit me titull, “Wilted”, pritet të lansohet për publikun e gjerë më 13 nëntor.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Angelina Jolie për gratë që abuzohen gjatë festave: Përpiquni të gjeni dikë dhe të lidheni për raste urgjente

S.B.

Melinda Ademi publikon këngën e re “Mëkatare”, vjen me paraqitje të mahnitshme skenike

S.B.

Arta Nitaj: Në klubet e Dubait, më së shumti takova shqiptarë

S.B.

Mbajtën të fshehtë fëmijën e dytë, Jessica Biel dhe Justin Timberlake dëshirojnë që fëmijët e tyre të mos ndikohen nga fama

S.B.

Cardi B shkëlqen me pozat pranë veturës së tipit ‘Rolls Royce’

admin

Fifi mezi njihet me ndryshimin e radhës, bëhet si Amy Winehouse për ‘Halloween’

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...