Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Parkingun në Vodno gjatë fundjavës e kanë shfrytëzuar 543 automjete

Shkup, 8 shkurt – Parkingun në Vodno gjatë fundjavës së kaluar e kanë shfrytëzuar 543 automjete, sipas numrit të SMS porosive të dërguara.

“Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mundësuar rekreacion të sigurt të këmbësorëve dhe çiklistëve në ditët kur Vodno është më e vizituar, Qyteti i Shkupit dhe NP “Parkingu i Qytetit” vendosën parkim të zonës në parkingjet e Vodnos së Mesme. Parkimi paguhet gjatë pushimeve shtetërore dhe në fundjavë nga ora 9 e mëngjesit deri në 4 pasdite. Çmimi për orën e parë të parkimit është 100 denarë, ndërsa çdo orë pasuese është 50 denarë”, informuan nga Qyteti i Shkupit, përcjell Zhurnal.mk

Parkimi është falas për personat me aftësi të kufizuara, si dhe për autobusët turistikë, ndërsa parkimi në gjelbërim sanksionohet.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve që ta ruajnë gjelbërimin dhe vendet tjera publike dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në vendet e shënuara për parkim. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...