Agjencia Zhurnal.mk

Parkland Hospitality shënon 4 vjetorin e themelimit

Shkup, 28 shtator – Zhurnal.mk – Mbrëmë në restorantin Four, në prani të shumë mysafirëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, Parkland ka shënuar 4 vjetorin e themelimit, informon Zhurnal.

Në prani të shumë mysafirëve, me kënaqësi me performansën e tij solo drejt për drejt u paraqit virtuozi i njohur botëror Vllatko Stefanovski, duke vazhduar gjatë mbrëmjes me muzikë drejt për drejt me Leana Thaçi dhe duo me piano dhe saksofon, Nikolla dhe Gordan.

Katër vite të jashtëzakonshme Park Hotel dhe Spa, 1 vit nga hapja e Next door park Hotel, së bashku me restorantet Four, Brick eat, Fitness & Spa Park qendra dhe Ketering shërbimet, nën kapelën e Parkland Hospitality Group, si një familje. Familje e cila nga viti në vit po piqet dhe bëhet më e madhe, duke faleminderuar punën ekipore, vizionin e cila e ndanë gjithë ekipin dhe hapërimin e suksesshëm nëpër të gjitha sfidat.

Mysafirëve mbrëmë iu drejtua menaxheri gjeneral i Parkland, z. Panajotis Kolokatis, i cili iu faleminderua atyre dhe u tha:

“Parkland familja asnjëherë nuk ndalon së hapëruari. Të gjithnjë kaluam përmes rrethanave të ndryshme dhe një normalitet të ri së fundmi, edhe profesionalisht edhe privatisht, por derisa e shfrytëzojmë këtë dhe sfidat e ardhshme si mundësi të re për përparim dhe pjekje, pastaj suksesi është i pashmangshëm. Kur them sukses mendoj në gjithë të punësuarit tanë, pasioni dhe përkushtimi i tyre në çaste të mira dhe të vështira, gjithë klientëve tanë, mysafirëve dhe partnerëve të cilët ishin me ne dhe na besuan lojalitetin. Faleminderit të gjithëve. Shkojmë përpara”.

Parkland Hospitality Group në periudhën e fundit intenzivisht ka punuar në implementimin e të gjitha protokoleve të sigurisë sipas standardeve botërore, me qëllim klientëve të tyre t’u mundësojë sikurse deri tani, siguri maksimale dhe mbështetje për të gjitha nevojat e tyre.

Të gjithë outletët punojnë pa pengesa sikur deri tani, me shumë të reja në punë, para se gjithash mekanizma të përforcuara dhe platforma për kontrollë më të mirë të punës, në përputhje me standardet e parapara.

Parkland edhe në të ardhmen ngelet sinonim i liderit në hotelieri dhe restorane, duke hapëruar me neevojat dhe kërkesat e mysafirëve.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...