Kuriozitete

Parku më i veçantë në botë: Nëse lini mbeturina pas, ju kthehen në shtëpi

Zhurnal Ads

E pabesueshme por e vërtetë!

Sipas BBC, egziston një park në Tajlandë  i cili ju ‘hakmerret’ shumë shpejt nëse ju lini mbeturina pas piknikut apo shëtitjes që keni bërë aty.

Parku Kombëtar ‘Khao Yai’ i cili është në veri-lindje të kryeqytetit ‘Thai Bangkok’ shtrihet në më shumë se 2.000 km  dhe është shumë i popullarizuar nga alpinistët.

Por, ajo çfarë e bën të veçantë është se nëse ju hidhni mbeturina në këtë park, mbeturinat thjesht do të kthehen në destinacion, pra do të vijnë prapë tek ju!

Vizitat në park regjistrohen me emra, çfarë e bën më të lehtë identifikimin e mbeturinave.

Ministri i Mjedisit së Tajlandës, me anë të një postimi në rrjete sociale, pohoi se mbeturinat do ti kthehen ‘ të zotit’ në shtëpi.

Dhe jo vetëm kaq, por shkelësit do të denoncohen gjithashtu në polici

“Plehrat tuaja – ne do t’i kthejmë përsëri tek ju”, paralajmëron postimi, duke kujtuar njerëzit se hedhja e mbeturinave në një park kombëtar është një vepër penale dhe dënohet me deri në pesë vjet burg dhe gjobë të majme.

Parku është parku më i vjetër kombëtar në Tajlandë dhe i njohur për ujëvarat, kafshët dhe peizazhet e tij.

Postime të ngjashme

Kishte porositur PS5, por në vend të tij i erdhi një qese me oriz

S.B.

Shpërthimi vullkanik që zhduku çdo gjallesë

admin

Kamioni rrëmbehet me produkte të Apple në vlerë prej 6.6 milionë dollarësh

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...