Parlament shkarkon anëtarët e tre Këshillave drejtues

nga Xh M

Shkup, 4 shtator – Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar Këshillat drejtues në tre institucione të themeluara nga Parlamebti dhe Qeveria.

Në seancën e mbrëmshme është shkarkuar Këshilli drejtues i Ajencisë për Komunikime Elektronike, Këshilli drejtues i Hekurudhave, si dhe Komisioni për ndarjen e çmimit “8 Shtatori”.

Në të njëjtën seancë parlamentare, Parlamenti ka emëruar Këshillin drejtues në Agjencinë për energjetikë, ndërsa në afat prej jo më shumë se një muaji, do të duhet të shpallen konkurset për anëtarë në Këshillat drejtues që tashmë kanë mbetur pa anëtarë.

Në ndërkohë, ditë më parë, Qeveria shkarkoi Këshillin drejtues të Gazetës Zyrtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More