Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Parlament, s’ka konsensus për votim “online”

Shkup, 16 tetor, zhurnal.mk – Nuk ka konsensus për mundësinë e punës së Kuvendit plotësisht ose pjesërisht “online”. Kryeministri Zaev ftoi deputetët të jenë në përgjegjësinë e detyrës dhe të mendojnë mekanizma se si të mos pengohet funksionimi i ligjvënësit edhe nëse situata me virusin përkeqësohet, gjë që sipas tij është e pritshme të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm me sezonin e dimrit.

Me bisedime dhe me mençuri mendoj se Parlamenti do të sjellë vendimet më të mira dhe më me përgjegjësi për një Kuvend më funksional, Kuvend që po ashtu mendon se çfarë do të ndodhë për 15 ditë ose për një muaj – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Por, VMRO-DPMNE-ja vlerëson se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën.

Kushtetuta nuk lejon seanca “online” por është e qartë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit se si duhet të mblidhet Kuvendi. Kuvendi mund të mblidhet vetëm nëse gjysma e numrit të përgjithshëm të deputetëve është prezentë në seancë – u shpreh Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Shumica parlamentare kërkon ndryshimin e Rregullores së Kuvendit me të cilën deputetëve që janë të infektuar ose kanë vendim për izolim dhe s’mund të paraqiten fizikisht në seanca, do t’u mundësohet votimi nga shtëpia. Për opozitën, kjo paraqet alibi për të mbuluar shumicën edhe ashtu të brishtë në Kuvend. Për të hequr dilemën e numrave, opozita pranon të japë votat e saj për ligjet që hynë në procedurë, vetëm me kusht që të pranohen amendamentet e tyre.

Postime të ngjashme

Renate Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

R Zh

Qeveria do të shesë 50 mijë hektarë tokë bujqësore

R Zh

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

R Zh

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

R Zh

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

R Zh

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...