Agjencia Zhurnal.mk

Parlamenti austriak publikoi kushtëzimin e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 24 prill, zhurnal.mk – “Pakica maqedonase në Bullgari” dhe “gjuha maqedonase” janë çështjet të cilat Maqedonia duhet t’i harrojë nëse dëshiron eurointegrimet – këta janë kushtet e reja të shtetit fqinj, Bullgarisë.

Ministri për punë të jashtme, tha se deklarata e Bullgarisë është dorëzuar pas shkresës nga miratimin e konkluzioneve të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së.

Nikolla Dimitrov, Ministër i punëve të jashtme:

Këshilli për punë të përgjithshme i BE-së, më 24 mars (formalisht më 25 mars), unanimisht, duke e përfshirë edhe Bullgarinë, vendosi që në mënyrë të pakushtëzuar t’i hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Përfundimi i këtillë më 26 mars u aprovua në mënyrë unanime nga shefat e qeverive dhe shteteve në Këshillin evropian. Pasusi operativ i përfundimit në pjesën e Maqedonisë së Veriut nuk përmban asnjë kusht.

Në faqen e internetit të parlamentit austriak janë publikuar dokumente në lidhje me zgjerimin e BE-së dhe konkluzioneve nga 25 marsi për marrjen e datës për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Dimitrov theksoi se kjo paraqet në mënyrë strikte deklaratë e interpretuar në mënyrë unilaterale, që nuk mund të shkyç ose ndryshoj efektin juridik të vendimit për fillim të negociatave, e as rëndësinë dhe përfshirjen e konkluzioneve.

Për VMRO-DPMNE-në skandal serioz është fakti që dokumenti i tillë është fshehur gati 23 ditë.

“Nëse e pranon këtë qeveria e Maqedonisë pas emrit të ndryshuar, do të duhet të heqë dorë nga minoriteti maqedonas, nga gjuha maqedonase, dhe në një pjesë të madhe edhe nga historia maqedonase. Me qëllim që ky dokument të mos fshihet nga opinioni publik, sot do ta prezantoj para jush. Në përfundimet e Këshillit evropian thuhet qartë se deklarata e delegacionit të Bullgarisë është pjesë përbërëse e këtij vendimi, ndërsa të njëjtën e prezanton përmbajtjen e këtij dokumenti nënçmues”, tha Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Sipas ministrit për punë të jashtme, Nikollovski tregon se nuk e kupton mënyrën e funksionimit të Këshillit të diplomacisë, duke shtuar se bëhet fjalë për interpretim unilateral të deklaratës.

Nikolla Dimitrov, Ministër i punëve të jashtme:

Ndoshta Nikollovski kaq e kupton funksionimin e botës së diplomacisë dhe nuk di se në këtë rast bëhet fjalë për një deklaratë interpretuese unilaterale që i pasqyron pozitat e Bullgarisë e cila është anëtare e BE-së, ku thuhet qartë se ky është interpretimi i Bullgarisë (e jo i BE-së). Këtë dokument vetë BE-ja nuk e publikoi në pakon e përfundimeve. Kjo deklaratë nuk ka të bëjë me ndonjë efekt juridik ndaj përmbajtjes së vendimit të BE-së për fillim të negociatave aderuese me Maqedonisë e Veriut.

Bullgaria në këtë deklaratë bënë thirrje për zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes për miqësi, raporte ndër fqinjësore dhe bashkëpunim mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe “rëndësia e saj për hapjen e rrugës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike për palën e dytë”. Në deklaratën për vërejtjet e vendosura, rikujtohet se zbatimi i Marrëveshjes është bllokuar në nëntor të vitit 2019 për shkak të “vendimit të njëanshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të suspenduar në kohë të pacaktuar punën e Komisionit të përbashkët multidisciplinar për çështje historike dhe edukative, i formuar sipas nenit 8.2 të Marrëveshjes”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...