Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Parlamenti britanik rihapet pas zgjedhjeve me fjalimin e Elizabeth II

Parlamenti britanik pritet të rihapet sot në prag të zgjedhjeve të javës së kaluar në Angli, Skoci dhe Uells.

Sesioni i ri do të hapet zyrtarisht nga mbretëresha Elizabeth II, në përputhje me traditën britanike.

Gjatë ceremonisë, që njihet si “Fjalimi i mbretëreshës”, do të bëhet një përshkrim i të gjithë legjislacionit që qeveria dëshiron të diskutojë dhe të kalojë në muajt e ardhshëm.

Sipas zakonit, mbretëresha qëndron e veshur rroba mbretërore dhe mbërrin në parlament me karrocë.

Sidoqoftë, këtë vit ceremonia do të jetë më e vogël, sepse udhëzimet e koronavirusit kërkojnë që ngjarja të jetë më e vogël dhe më pak madhështore.

Kjo do të thotë që ajo duhet të paraqitet me një fustan ditor dhe një kapelë dhe do të arrijë me makinë, në vend të karrocës.

Mbretëresha do të shoqërohet edhe nga djali i saj i madh, princi Charles.

Kjo është ngjarja e parë e madhe publike e ndërmarrë nga mbretëresha që nga vdekja e bashkëshortit, princit Philip, muajin e kaluar.

Rreth 100 njerëz do të marrin pjesë këtë vit, në vend të 600 të zakonshëm, për shkak të kufizimeve të distancës sociale./atsh

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...