Agjencia Zhurnal.mk

Parlamenti ende nuk ka caktuar seancë për Qeverinë teknike?

Shkup, 2 janar – Që të mbahen zgjedhjet më 12 Prill, siç janë dakorduar partitë politike, Qeveria teknike duhet të formohet deri nesër në mesnatë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë data e zgjedhjeve do të zhvendoset, pasi nga dita e formimit të Qeverisë teknike deri në ditën e zgjedhjeve duhet të kalojnë 100 ditë.

Por, nëse gjithçka shkon sipas skenarit, atëherë Kryeministri Zoran Zaev duhet të japë dorëheqjen dhe ta paraqesë atë në Kuvend. Pas konstatimit të dorëheqjes, e gjithë Qeveria është në dorëheqje.

Pas kësaj, Presidenti Stevo Pendarovski duhet t’i japë mandatin për qeverinë e re Kryeministrit teknik. Në këtë rast, Ministri aktual i Brendshëm, Oliver Spasovski, i cili do të drejtojë qeverinë teknike. Më pas, Spasovski, pas një marrëveshjeje paraprake me opozitën, duhet të propozojë përbërjen e re të Qeverisë, e cila votohet në Kuvend me shumicë të votave. Nga Kuvendi për Alsat thonë se janë të gatshëm ta përfundojnë procedurën brenda afatit, nëse ka një marrëveshje nga partitë politike.

Në qeverinë e re, me propozimin e VMRO-së në opozitë, do të ketë dy ministra edhe atë të Punëve të Brendshme, dhe të Punës dhe Politikës sociale, si dhe tre zv.ministra në sektorët e financave, bujqësisë dhe shoqërisë së informacionit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...