Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Parlamenti Evropian i pakënaqur për bllokimin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 18 nëntor – Zhurnal.mk – Parlamenti Evropian konsideron se bllokimi i djeshëm nga Bullgaria për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut e pengon pajtimin në gjithë rajonin, njofton Zhurnal.

Ilhan Kyçyk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut dhe Andreas Shanjder, kryetar i delegacionit të Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut në një komunikatë të përbashkët kërkuan të sillet vendim për fillim të negociatave pa shtyerje tjetër.

“Mos suksesi i ministrave për punë të jashtme që të miratojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut duke shtyrë negociatat për anëtarësim në BE e rrezikon kredibilitetin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, konsiderojnë eurodeputetët përmes një komunikate të përbashkët të Parlamentit Evropian.

Ata kërkojnë të jepet prioritet për çështjen evropiane në vend të interesave unilaterale të vendeve anëtare.

Parlamenti Evropian konsideron se paaftësia të arrihet kompromis vjen nga vetoja e Bullgarisë dhe me këtë vendoset në rrezik i gjithë pajtimi i rajonit.

“E njohim përparimin e realizuar nga ana e Shkupit në reofrmat themelore demokratike dhe ekonomike dhe thërrasim të gjitha palët të vazhdojnë me dialogun konstruktiv të bazuar në marrdhëniet e mira ndërfqinjësore dhe implementimin e marrëveshjes për fqinjësi, në përputhje me një proces objektiv inkuadures për BE, e bazuar në merita”, thotë Parlamenti Evropian, duke shtuar se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet deri në fund të këtij viti që të tregohet se ky dialog sjellë rezultate.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Pa marrëveshje me Sofjen, Shkupi nuk mund të shpresoj çelje të negociatave me BE

Bekim Laçi

Konferencë rajonale “Mbrojtja nga tregtia me fëmijë dhe eksploatimi i tyre në Ballkanin Perëndimor”

Zekirija Haxhiu

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të BE-së, shanset për Maqedoninë janë shumë të vogla

Zekirija Haxhiu

Qeveria do të marrë vendim për taksën ekologjike dhe TVSH më të vogël për energjinë

Zekirija Haxhiu

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Arsimi i lartë dhe biznesi – sfida dhe prioritete të përbashkëta”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...