Parlamenti izraelit voton të dielën për qeverinë e re

Udhëheqja 12-vjeçare e Benjamin Netanjahut si kryeministër i Izraelit, më e gjata në historinë e vendit, mund të marrë fund të dielën nëse parlamenti voton për një qeveri të re, siç është planifikuar.

 

Koha e votimit u njoftua të martën nga kryetari i parlamentit dhe aleati i zotit Netanjahu, Yariv Levin, një ditë pasi kishte pranuar se ishte formuar një koalicion i krahut të djathtë dhe të majtë, partive të qendrës dhe arabe.

Tetë parti bëjnë pjesë në aleancën e brishtë, me një shumicë të lehtë në Knessetin (legjislaturën) me 120 anëtarë. Koalicioni duket se mbetet i palëkundur pavarësisht një fushate agresive nga pasuesit e zotit Netanjahu, përfshirë kërcënime me vdekje dhe protesta jashtë shtëpive të ligjvënësve.

Drejtuesit e koalicionit, Yair Lapid dhe Naftali Bennett, një politikan ultranacionalist, po përpiqen të largojnë nga posti zotin Netanjahu. Por ata fillimisht duhet që t’i mbijetojnë votës në parlament të dielën, menjëherë pas së cilës do të bëjnë betimin.

Sipas marrëveshjes, zoti Bennett do të shërbente si kryeministër për dy vjet, pasuar për dy vite nga centristi Lapid.

Ndryshimi në pushtet vjen pas disa javë përplasjesh mes protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite në Jeruzalem që shkaktuan shpërthime dhune etnike në qytetet e Izraelit dhe një lufte 11-ditore në Rripin e Gazës.

Related posts

Zemërim në Australi pasi gjysma e banorëve përballen përsëri me bllokim

D V

Vendet e pasura kanë rritur emetimet e karbonit në vitin 2021

D V

DASH paralajmëron amerikanët të mos udhëtojnë në Britani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More