Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Parlamenti ka rol të rëndësishëm në procesin e eurointegrimit

Shkup, 28 janar – Kryetari i Komisionit kuvendor për Çështje evropiane Arbër Ademi, sot u takua me euroambasadorin Dejvid Gir, me të cilin shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale eurointegruese të vendit në dritën e ngjarjeve të fundit pas mosmarrjes së vendimit të Këshillit për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare, vitin e kaluar gjatë kryesimit të Gjermanisë me BE. Siç kumtojnë nga Komisioni kuvendor, në këtë kontekst, Ademi, theksoi se bëhen përpjekje për hapa pozitiv në suazat kryesimit aktual të BE-së në Portugali. “Vendi mbetet i përkushtuar në agjendën e BE-së dhe se në këtë drejtim Parlamenti dhe Komisioni për çështje evropiane janë të përfshira plotësisht në realizimin reformave evropiane”, ka thënë Ademi, përcjell Zhurnal.mk

Me këtë rast, Ademi u përqendrua në punën e Komisionit, duke theksuar se si kryetar i Komisionit angazhohet për punë transparente së bashku me opozitën, në mënyrë që ligjet me të cilat harmonizohet me legjislacionin Evropian të miratohen me konsensus politik dhe partiak.

Ambasadori Gir theksohet në kumtesë, e theksoi rëndësinë e rolit të Parlamentit dhe Komisionit për Çështje Evropiane në procesin e anëtarësimit të vendit në BE, si sistem qarkullues kryesor në realizimin e miratimit të legjislacionit Evropian. Në këtë drejtim, e potencoi mbështetjen e tij në rrugën drejt BE-së, duke shprehur gatishmëri për çdo lloj mbështetje nga Delegacioni i BE-së në Shkup në realizimin e reformave të BE-së. Në këtë drejtim Gir iu referua ndihmës financiare në Planin e Investimeve Ekonomike i miratuar nga Bashkimi Evropian, si sinjal i fortë i angazhimit dhe mbështetjes së BE-së për progresin ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Një letër e mirënjohjes për senatorin Bob Dole

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

Koalicioni LSDM-BDI kritikohet nga partitë opozitare

D V

Lëvizja Besa përgatitet e vetme të del në zgjedhjet lokale

D V

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...