Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Parlamenti mbetet i bllokuar nga amendimet e opozitës

Zhurnal Ads

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i bllokuar nga amendimet e opozitës. Deputetët e LSDM-së kritikojnë se opozita punon në dëm të interesave të qytetarëve dhe shtetit, dhe nuk bllokohen vetëm ndryshimet e Rregullores për punë online në Kuvend por edhe ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për mbrojtje shëndetësore.

“E bllokojnë funksionimin e Kuvendit në mënyrë që të mos u ndihmohet qytetarëve më të rrezikuar përmes paketës së katërt ekonomike. E pengojnë ekonominë e Maqedonisë, bllokojnë edhe regjistrimin e popullisisë”, tha deputetja e LSDM-së, Kalesa Vançeva.

Opozita nuk heq dorë nga taktika e bllokimit të amendamenteve duke thënë se në vitin 2007, LSDM e atëhershme me 2.300 amendamente ka bllokuar Kuvendin në të njëjtën mënyrë.

“Amendamentet e propozuara janë rezultat i miratimit në mënyrë të kontrabanduar të ndryshimeve në Rregullore. Nuk do të lejojmë ndryshime më të mëdha pa bisedime, pa debate publik dhe pa dialog mes gjitha partive politike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ndryshe, VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta propozuar rreth 3.000 amendamente për ndryshime në Rregullore.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pançev: Bullgaria nuk do të lejojë kurrë të keqpërdoret historia dhe identiteti bullgar

T E

“Centre for Common Ground” dhuron pajisje sportive për shkollat fillore në Çair

Z H

Amendime qesharake nga partitë politike për ndryshimin e rregullores së Parlamentit

E.E.

Vendparkime për shtatzëna dhe familje me fëmijë deri në 3 vjet

T E

“Monstra” vazhdon me dëshminë e nëpunësit policor

Z H

Sugarevski në Dogana kurse Avni Rustemi në Agjencinë për rini dhe sport

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...