Parlamenti modern përmes strategjisë digjitale

nga D. V.

Shkup, 15 maj – Në Kuvend, sot u mbajt Konferenca: “Transformimi i së ardhmes: Strategjia digjitale për parlament modern”, si një lloj fillimi, platformë për njohuri, për diskutim dhe për angazhim, hapësirë për ndarjen e ideve, për të dëgjuar nga ekspertët dhe për të ndërtuar impuls për atë që na pret.

Fjalime të hapjes në Konferencë mbajtën Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dhe ambasadorja zvicerane, Veronik Ulman.

Kryetari Gashi, në fjalimin e tij theksoi se platformat digjitale – “Ueb-Platforma për Zyrat e Kontaktit me Qytetarët” dhe “Ura Digjitale” – janë mjete inovative, përkatësisht zgjidhje softuerike, të cilat synojnë të forcojnë lidhjen midis Kuvendit dhe qytetarëve.

Kjo është pikë kthese për Kuvendin, pasi prezantimi i këtyre platformave pasqyron angazhimin e përbashkët dhe serioz për të rivendosur dinjitetin e institucionit, pasi transparenca është çelësi në luftën kundër korrupsionit. Këto iniciativa, tha Gashi, krijojnë mundësinë për të gjithë qytetarët, deputetët dhe administratën që të kenë qasje më të lehtë, më të shpejtë dhe më efikase në informacionet thelbësore. Angazhimi i tij është në atë drejtim – për të krijuar një Kuvend që do të jetë vërtet dhomë për të gjithë qytetarët.

“Transparenca është vizioni ynë, ndërsa transformimi digjital është misioni ynë për ta bërë këtë vizion realitet”, përfundoi Kryetari i Kuvendit.

Ambasadorja Ulman theksoi se digjitalizimi i Kuvendit është me rëndësi thelbësore në mbrojtjen e demokracisë. Digjitalizimi kërkon kohë, burime njerëzore dhe financiare, si dhe udhëheqje administrative. Ulman tha se Zvicra, edhe pas projekteve të shumta të investuara në Kuvend, do të vazhdojë mbështetjen e saj dhe falënderoi Parlamentin e Estonisë për mbështetjen e saj të fortë në forcimin e sistemit digjital të Kuvendit.

Fjalimin kryesor me temën “Ndërtimi i parlamentit digjital: Pse ka rëndësi Strategjia – Shpjegimi i Vizionit dhe Qëllimit të Strategjisë së Përditësuar të Transformimit Digjital dhe Zgjidhjeve Digjitale të Kuvendit” e mbajti Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska

Gjatë viteve të fundit, Kuvendi ka bërë hapa të rëndësishëm në futjen e zgjidhjeve digjitale. Si rezultat, tani kemi: e-Parlamentin; e-Pyetjet e Deputetëve; Ueb-faqen e Kuvendit; Sistem ERP për planifikimin e burimeve, financave, prokurimeve dhe burimeve njerëzore; Portalin e të Dhënave të Hapura; e-Regjistrin; e-Tiketing, salla të pajisura me pajisje audio dhe video; TV Studion Parlamentare, ueb-platformën për Zyrat e Kontaktit me Qytetarët; aplikacionin fitues nga hakatoni i studentëve, i dizajnuar për ta bërë më të lehtë ndjekin e punës së Kuvendit.

Me mbështetjen e fortë nga partnerët dhe nëpunësit, u zhvillua Strategjia për Transformimin Digjital, e cila është përgjegjësi politike dhe institucionale. Dimovska e karakterizon Strategjinë si hartë të qartë për pesë vitet e ardhshme, me pesë shtylla strategjike: modernizimin e proceseve legjislative dhe administrative; përmirësimin e infrastrukturës audio-video dhe komunikimit publik; përmirësimin e sigurisë dhe rezistencës së TIK-së; përmirësimin e infrastrukturës së TIK-së dhe zgjerimin e qasjes dhe përfshirjes digjitale.

Jetojmë në një botë ku mjetet digjitale nuk janë më opsionale – ato janë të domosdoshme, tha Dimovska. Qytetarët janë gjithnjë e më aktivë në internet dhe presin që institucionet shtetërore të vazhdojnë me këtë proces, përfshirë Kuvendin. Transformimi digjital nuk është vetëm reformë teknike ose administrative – është ndryshim kulturor. Ka të bëjë me mënyrën se si hartohen ligjet, si menaxhohen mbledhjet, si menaxhohen të dhënat dhe si komunikojmë me publikun.

Ky udhëtim përpara do të kërkojë bashkëpunim, investime dhe koordinim për të krijuar një Kuvend ku mençuria njerëzore dhe fuqia digjitale punojnë krah për krah, ku teknologjia mbështet deputetët dhe ku shpirti i demokracisë rreh më fort, sepse forcohet nga inovacionet – theksoi sekretarja Dimovska.

E ardhmja është Kuvendi i hapur, pa letër, i mbështetur nga inteligjenca artificiale, platforma legjislative plotësisht e integruar, platforma për angazhim aktiv qytetar, salla inteligjente të mbledhjeve, arkiva të dhënash të mbrojtura nga teknologjia blokçejn.

Në kuadër të Konferencës, u mbajtën dy panel-diskutime me tema: “Ndryshimi, lidershipi, kapaciteti dhe përfshirja” dhe “Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja e qeverisjes parlamentare – parlamentet, të dhënat e hapura dhe Inteligjenca Artificiale”.

Një përmbledhje e Strategjisë së Transformimit Digjital të Kuvendit u dha nga Boban Stojanoski, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit, ndërsa personalitetet relevante nga fusha dhanë pikëpamjet e tyre mbi temat, drejt transformimit të vërtetë digjital, me shembuj globalë të inteligjencës artificiale të përgjegjshme dhe etike në punë, për ndërtimin e një Kuvendi modern, të dukshëm dhe të arritshëm për publikun. Dhe inteligjenca artificiale nuk do t’i zëvendësojë njerëzit, por njerëzit që e përdorin atë do t’i zëvendësojnë njerëzit që nuk e përdorin.

Nevojitet një mënyrë e re e të menduarit për mënyrën e vjetër të punës! – përfundoi zëvendëssekretari i përgjithshëm Stojanoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More