Parlamenti nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues në RTSH

nga Xh M

Parlamenti nis procedurat e shkrirjes së Këshillit Drejtues në RTSH, ku fut në rendin e ditës shkarkimet në bllok.

Kuvendi nisi presionin ndaj institucionit drejtues të operatorit të vetëm publik në vend, pasi Këshilli Drejtues me shumicë votash skualifikoi nga gara për drejtor të përgjithshëm të RTSH-së 3 nga 5 kandidatët me pretendimin se nuk plotësonin kriteret për kualifikim.

Pesë kandidatë të tjerë ishin skualifikuar më parë për mangësi në dosjet e aplikimit. Nga gara u skualifikuan kandidatët Eni Vasili, Kliton Rama dhe Ermal Hoxha, duke thirrur në dëgjesë vetëm dy kandidatë; Jetmir Shpuzën dhe Aurora Polon, kjo e fundit drejtore e komanduar e RTSH-së pas dorëheqjes së Alfred Pezës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More