Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Parlamenti rus mbështet misionin paqeruajtës në Malësinë e Karabakut

Propozimi për misionin paqeruajtës 5-vjeçar të trupave ruse u mbështet nga 129 delegatë

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus miratoi sot dërgimin e një misioni paqeruajtës rus në Malësinë e Karabakut për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit që synon t’i japë fund konfliktit tre-dekadash të gjatë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Propozimin për misionin paqeruajtës 5-vjeçar të trupave ruse e mbështën 129 nga 170 delegatë të pranishëm në Këshillin e Federatës Ruse.

Rreth 2.000 trupa ruse do të ruajnë korridorin Lachin që lidh Karabakun me Armeninë.

Kjo vjen një ditë pasi Parlamenti i Turqisë miratoi vendosjen e trupave turke në Azerbajxhan për një vit.

Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të ngritur një qendër të përbashkët turko-ruse për të monitoruar marrëveshjen e paqes në Karabak.

Malësia e Karabakut është rajoni i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, por ishte nën pushtimin armen nga fillimi i viteve 1990.

Përplasjet e reja filluan më 27 shtator dhe vazhduan për javë të tëra derisa të dy palët nënshkruan një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.

Baku çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra gjatë kësaj kohe.

Armëpushimi shihet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje e Armenisë.

Postime të ngjashme

Sulmohet me raketa baza amerikane në Irak

Lea Muslija

Amerika bllokon pranimin e Ukrainës në NATO?

Lea Muslija

Rusia “zbutet” e para, kthen ambasadorin në Washington pas takimit Biden-Putin

Lea Muslija

Paralajmëron OBSH: Bëni kujdes, pandemia s’ka marrë fund

Lea Muslija

Tragjedi në Peru, përmbyset autobusi, të paktën 27 viktima

Lea Muslija

Palestinezët anulojnë marrëveshjen me Izraelin për vaksinat, thonë se janë shumë afër datës së skadimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...