Shkup, 16 dhjetor, zhurnal.mk – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të mbledhjes së 25-të sot me 61 vota “për”, pa “kundër” dhe pa “të përmbajtur” e votuan vendimin për shpallje të gjendjes së krizës në shtet deri më 30 qershor të vitit 2021. Në mbledhje nuk morën pjesë deputetët e opozitës.
Me vendimin duhet të mundësohet vazhdimi edhe për gjashtë muaj i gjendjes së krizës për shkak të gjendjes me koronavirusin që është në fuqi prej datës 20 të muajit të kaluar, me vendim të Qeverisë, ndërkaq me kërkesë të Këshillit për siguri.
Periudha për ekzistim të gjendjes së krizës në territorin e shtetit, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik në kushte të ekzistimit të pandemisë me Kovid-19 dhe për shkak të parandalimit nga përhapja e tij në përmasa të rritura me çka rrezikohet siguria e shëndetit të popullatës është më së shumti deri 30 ditë.