Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Partia e Cërvenkovskit: “Binomi LSDM-VMRO nuk mund të thyhet me qytetarë që nënshtrohen”

Shkup, 5 maj – Zhurnal – Polarizimi i forcave politike në bllokun politik maqedonas, përfshirë edhe paknaqësitë e shumta brenda dy partivë më të mëdha, Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe VMRO-DPMNE-së, kanë shpërfaqur nisma për reforma brenda këtyre subjekteve politike, ndërkohë që nuk mungojnë as zërat për strukturime të reja politike në formë të një subjekti të tretë garues, i cili si i tillë do të synonte ti konkurojë këtij binomi.

Përflitet varianti sipas të cilit Branko Cërvenkovski një ish kryeministër dhe ish president i Maqedonisë, do të formojë parti së bashku me anëtarët e pakënaqur nga rradhët e LSDM-së.

Tashmë opinioni në vend ka parë disa lista të pavarura në disa komuna, ndërkohë që paralajmërimi i Radmilla Shekerinskës një e afërt e vijës së Cërvenkovski se tërhiqet nga funksioni nënkryetar i partisë në pushtet, akoma më shmë përforcon këto spekulime.

Madje, Zhurnal më herët shkroi mbi këtë temë, pasi burime të përfshira në këto përpjekje i thanë se partia do të quhet “Ardhmëria Social Demokrate”.

Që nga pavarësimi i vendit 30 vite më parë, skena politike kushtimisht thënë shqiptare, ka ditur të prodhojë forca relevante politike në emër të një subjekti politk, që nuk është rast me skenën politike maqedonase e cila tashmë më për tri dekada udhëhiqet nga binomi i lartpërmendur LSDM-VMRO.

Sa janë gjasat kjo të ndodhë mbetet të shihet, por sipas Jove Kekenovskit i cili dhe vet provoi të thyej dyshen e pakontestueshme politke me partinë Fronti për Maqedoni Demokratike, ai që thotë se po bën opcion të tretë, nuk e ka herën e parë që futet në politikë.

Kekenovski fajëson modelin e tanishëm zgjedhor që nuk është i favorshëm dhe nuk mundëson suksesin e partive më të vogla, për çka ato absorbohen nga partitë e mëdha, megjithatë, thotë se problemi më i madh është kultura nënshtruese e qytetarëve.

“Do të kisha qenë njeriu më i lumtur sikur të paraitej një opcion i tretë, por me njerëz të cilët nuk kanë qenë të rreshtuar majtas ose djathtas, ose njerëz të cilët pavarësisht orientimit, do të kenë qëndrime konsistente. Problemi më i madh është tejkalimi i kulturës nënshtruese të qytetarëve, sepse fatkeqësisht qytetarët janë shndërruar në njerëz të nënshtruar dhe mendojnë se secila votë e dhënë për partitë jashtë dyshes VMRO-LSDM është një votë e humbur”, thotë Kekenovski.

Nga paknaësite e brendshme nuk ka mbetur imune as VMRO e cila tashmë një kohë të gjatë po përballet me nje fraksion për ndërrimin e kreut partiak Hristijan Mickovski pas dështimit në disa cikle zgjedhore.

Nismëtarët e kësaj iniciative madje hapën edhe një kanal në YouTube, megjithatë mbetet të shihet nëse vallë do të dalin me subjekt të ri politik.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...