Partia e Justin Trudeau në Kanada fiton zgjedhjet parlamentare

Kanadezët i dhanë fitoren Partisë Liberale të kryeministrit Justin Trudeau në zgjedhjet parlamentare të së hënës, po rreziku i tij për të fituar shumicën e vendeve dështoi dhe gati pasqyroi rezultatin e dy vjetëve më parë.

 

Sipas AP, përcjell Telegrafi, liberalët fituan shumicën e vendeve nga secila parti tjetër në vend.

Liberalët e Trudeau morën 156 ulëse – një më pak se sa fituan në vitin 2019, dhe 14 ulëse më pak për 170 të nevojshme për shumicën në parlament.

Në anën tjetër, konservatorët kanë fituar 121 ulëse të njëjtin numër që fituan në vitin 2019. Demokratët e rinj majtistë kanë fituar 27 vende, derisa Blloku Quebecois me qendër në Quebece, mbeti i pandryshuar me 32 vende dhe të Gjelbrit morën vetëm dy ulëse.

“Ju po na vendosni sërish në detyrë në mënyrë që të punojmë me një mandat të qartë, kështu që Kanadaja të kalojë pandeminë”, ka deklaruar Trudeau. 

Related posts

Izraeli synon t’i zvogëlojë 85% të emetimeve të karbonit

D V

Pamjet që tregojnë çfarë në fakt kishin bërë fillimisht talebanët, pasi janë futur në pallatin presidencial në Kabul

Redaksia

SHBA shton 34 subjekte në listë të zezë, 14 të lidhura me abuzim të ujgurëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More