Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane: Ndryshimet zgjedhore pa konsensus, hiije e errët ndaj zgjedhjeve të 25 prillit

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane reagon e shqetësuar për veprimet e djeshme të Partisë Socialiste. Lëvizjen e papritur të PS, për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën e cilëson si minim të shtetit të së drejtës.

NJOFTIM PER SHTYP:

Partia Konservatore dhe Reformiste Evropiane shpreh shqetësimin e saj të thellë mbi veprimet e qeverisë socialiste në Shqipëri, në lëvizjen e tyre të papritur për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin elektoral, pa konsensusin me opozitën, siç ishte rënë dakord në 14 Janar në dokumentin për krijimin e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, mbështetur nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Socialistët refuzuan kërkesën e opozitës për të kërkuar ekspertizën e ODHIR sic ishte rënë dakord në marrëveshjen e Janarit për mosmarrëveshjet midis të dy palëve. Veprimet e partisë qeverisëse Socialiste rrezikojnë prishjen e besimit të publikut në sistemin zgjedhor dhe minimin e shtetit të së drejtës.

Ndryshimet elektorale janë në shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së 5 qershorit të nënshkruar midis qeverisë dhe opozitës, duke minuar shanset që vendi të fillojë negociatat e tij të pranimit në BE.

Drejtuesi i Partisë Republikane Shqiptare, e cila është Anëtare e Partisë ECR, Fatmir Mediu tha: “Duke votuar sot për të shkelur marrëveshjen e 5 qershorit me opozitën e ndermjetesuar me BE-në, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, kryeministri Edi Rama hodhi një hije të errët per zgjedhjet e përgjithshme të prillit të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. Duke e bërë këtë Rama qartë pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

Postime të ngjashme

Makina përplas motorin dhe ‘zhduket

T E

Tragjedi në Itali, 18 vjeçari shqiptar humb jetën duke ngjitur malin

T E

Paloka: PD do ta fusë Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit

T E

“Mjekët s’më dhanë shpresa”, e reja historinë: Babi përgatiti shtëpinë

T E

Moti i mirë rikthen trafikun në Durrës, makina nga Tirana e Kosova për fundjavë në plazh

T E

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...