Agjencia Zhurnal.mk

Partia zvicerane SVP planifikon të rihapë dyqanet nga mesi i prillit

Politikanët zviceranë dhe ekonomia, nga Këshilli Federal zviceran po kërkojnë një plan të shpejtë për dalje nga bllokimi i krizës së koronavirusit. Në këtë rdejtin, prin partia SVP, siç raporton “SonntagsZeitung”, transmeton Shtegu.com. Partia kërkon që kufizimet në ekonomi të gradualisht të zbuten duke filluar nga 19 prilli.

“Nga kjo ditë e tutje, të gjitha dyqanet si parukierët, foshnjoret, mishtoret, dyqanet e elektronikës dhe shitoret Do-it-yourself, por edhe ordinancat dentare, duhet të hapen përsëri”, hazeta e citon drejtuesin e grupit parlamentar të SVP-së, Thomas Aeschi. Një grup intern pune i partisë është duke punuar për propozime konkrete, për të rritur ekonominë.
Presidenti Valentin Vogt gjithashtu bëri thirrje për një plan dalje nga kriza e koronavirusit, por nuk dëshiroi të përcaktojë ndonjë datë. Sipas Vogt, Këshilli Federal duhej të përshkruante hapat e shpejtë të daljes nga kjo situatë: “Duhet të përpunohen skenarë se si Zvicra mund të kthehet në një gjendje normale, pasi të jetë kapërcyer kriza”. Edhe politikanë të majtë si Bastien Girod nga të Gjelbrit, i cili flet për “nevojën për një strategji daljeje”, po kërkojnë të njëjtën gjë.

Sipas gazetës, Zyra Federale po punon tashmë në një “strategji për periudhën pas kulmit”. Sidoqoftë, autoritetet nuk ende duan të flasin për periudha kohore.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...