Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Partitë e djathta hungareze, polake dhe italiane pakt për bashkëpunim

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, homologu polak, Mateush Morawiecki, dhe lideri italian i partisë “Lega”, Mateo Salvini, do të krijojnë një aleancë të djathtë të nivelit europian.

Tre politikanët u takuan të enjten në Budapest për të prezantuar idenë për një rilindje të Europës sipas vlerave kristiane.

Ata përfaqësohen me 64 eurodeputetë në Parlamentin Europian, të cilët do të rreshtohen kundër grupit të Partive Popullore.

“Do kemi një platformë, organizim dhe proces të ri për t’i përfaqësuar siç e meritojnë ata që besojnë te Europa tradicionale,” tha Viktor Orban, kryeministri i Hungarisë.

“Duhet të thellojmë demokracinë europiane dhe njëherazi të respektojmë sovranitetin kombëtar, lirinë e individit; vlerat themelore europiane, familjen, dinjitetin njerëzor; vlerat tradicionale, si Krishterimi, dhe mbrojtjen nga kulturat e tjera,” tha Mateusz Morawiecki, kryeministri i polonisë.

“Ne kërkojmë më shumë nga Europa, në lidhje me mbrojtjen e kufijve dhe jetëve. Çështja është si t’i shpërndajmë problemet e pak vendeve në nivel europian. Ajo që nisim sot do të vijojë në disa faza në kryeqytetet e tjera,” tha Matteo Salvini, lideri i partisë italiane “Lega.”

Partia e kryeministrit Orban u largua muajin e kaluar nga grupi i Partive Popullore Europiane.

Si kryeqeveritari hungarez, edhe ai polak janë kritikuar se po ndjekin një vijë politike autoritare.

Në një reagim të tijin, ish-presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, tha se bashkimi politik i konceptuar nga Orbani, Moraviecki dhe Salvini të jep idenë e një blloku prorus në kohën kur Rusia mobilizon forcat e veta përqark Ukrainës.

Postime të ngjashme

Putin nënshkruan ligjin që mbron të dhënat e zyrtarëve të sigurisë

Dafina Vidishiqi

30 mijë fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria në Tigray të Etiopisë

Dafina Vidishiqi

Mbretëresha i bëri të qeshnin udhëheqësit e G7: A duhet të dukeshit sikur po kënaqeni gjatë pozimit?

Dafina Vidishiqi

Putin: Marrëdhëniet me SHBA-në në nivel më të keq në vitet e fundit

Dafina Vidishiqi

G7-ta sot pritet ta hartojë planin global anti- COVID

Dafina Vidishiqi

Kanadezët marshojnë kundër islamofobisë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...