Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Partitë ende pa emra konkrete për kandidatët për kryetar komune

Shkup, 3 maj , Zhurnal.mk – Cilët kandidatë të LSDM dhe VMRO-DPMNE do të hyjnë në garën për kryetar komune, partitë politike nuk i kanë zbuluar ende. Si qeveria ashtu edhe opozita thonë se është akoma herët sepse deri atëherë ata do të bëjnë analiza brenda partiake se cili nga kuadri i propozuar gëzon më shumë besimin e anëtarësisë. Gjithashtu është e pasigurt nëse ata do të formojnë koalicione parazgjedhore me partitë e vogla, të cilat kanë bërë thirrje për bashkëpunim, shkruan Zhurnal.mk.

“VMRO-DPMNE në mënyrë të përsëritur ka apeluar dhe u është drejtuar të gjitha partive politike se kushdo që dëshiron të përmbysë regjimin mafioz në Maqedoni është i mirëpritur për bashkëpunim, pra ekziston mundësia e një koalicioni të ri.”

“LSDM-ja është padyshim një nga favoritët në zgjedhjet e ardhshme lokale, ne kemi prezantuar disa mënyra duke përfshirë sistemin e meritës, siç është matja e punës së kryetarëve të komunave, përmes këtij sistemi kërkohet përgjegjësi, dhe motivohet për të zbatuar sa më shpejt të gjitha projektet që ata kanë filluar dhe që  kanë premtuar”.

Deri më tani, LDP, DOM dhe Bashkimi Demokratik kanë një koalicion parazgjedhor të konfirmuar. Këto tre parti parlamentare kanë ngritur përsëri çështjen e listave të hapura dhe përfaqësimin e drejtë gjinor në zgjedhjet lokale, të cilat LSDM dhe VMRO-DPMNE sigurojnë se do të mbështesin përmes ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Raundi i parë i zgjedhjeve do të mbahet në gjysmën e dytë të tetorit, si rezultat i marrëveshjes midis Zaev dhe Mickoski, dhe do të votohet me gjurmë gishtash, një model që konsiderohet garanci se do të shmangen parregullsitë dhe një person do të votojë vetëm një herë, shkruan Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...