Partitë maqedonase për çështjet shtetërore bëhen bashkë, këtë shembull duhet ta ndjekin edhe partitë shqiptare!

nga I.A

Shkup, 28 janar – Derisa partitë maqedonase shpesh herë kanë dëshmuar që për çështje shtetërore janë një, pra unifikohen me gjithë dallimet që kanë brenda tyre. E për çudi kjo praktikë nuk po ndodhë në kampin shqiptarë. Pushteti dhe opozita janë të ndarë aq thellë saqë nuk ka çështje që mund t’i bashkojë. Kujtojmë që, derisa diskutohej për prolongimin e regjistrimit uleshin liderët e partive maqedonase kokë më kokë, e njëjta po ndodhë edhe tani derisa po diskutohet për çështjen bullgare, shkruan Zhurnal.

Filipçe e përkrah Mickoskin që të kërkojë sa më shpejtë takim me kryeministrin bullgar, Zheljazkov –

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe e përkrah kryeministrin Hristijan Mickoski se sa më shpejtë duhet të kërkojë takim me kryeministrin bullgar, Rosen Zheljazkov që të konfirmohet nëse mund të merren garanca shtesë lidhur me veton për negociata me BE-në.

“Një nga argumentet është se nuk ka Qeveri politike në Sofje. Ja tani ka dhe absolutisht e përkrahi kryeministrin që të kërkojë sa më shpejtë takim me qeverinë politike dhe kryeministrin e Bullgarisë, që edhe ajo pjesë më në fund të zbardhet. Që të shohim nëse mundemi apo jo të marrim garanca shtesë. Do ta përkrahim, përsëris, çdo propozim më të mirë. Absolutisht, çdo formë të garancave shtesë, megjithatë, le të ndodh sa më shpejtë, pasi koha po kalon. Shqipëria dhe Mali i Zi  me hapa të mëdhenj po ecin përpara”, deklaroi sot në pres konferencë në selinë e partisë, Filipçe.

Ne (qeveritë e mëparshme të LSDM-së), tha ai, kemi bërë makismumin që kemi mundur.

“Vlerësoj se qartë u konfrimua identiteti, gjuha maqedonase – tashmë kemi nënshkruar marrëveshje me BE-në, por legjitime është të kërkojë Qeveria garanca shtesë”. tha Filipçe.

Sipas tij, VMRO-DPMNE-ja, ZNAM dhe Vlen kanë ardhur në pushtet me një fushatë të fuqishme, posaçërisht VMRO-DPMNE-ja, duke i sulmuar marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, konkluziuonet e propozimit francez, e tjerë, duke përkujtuar se për asnjë nga këto dokumente gjatë votimit në Kuvend nuk kanë qenë kundër.

Kujtojmë edhe marsin e vitit 2021, kur regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ishte shtyrë për në shtator. Kështu kishin vendosur ish kryeministri, Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së opozitare atëkohë, Hristijan Mickocski në takimin kokë më kokë që kishin zhvilluar në Shkup.

Liderët shqiptarë në RMV alergjik ndaj njëri tjetri assesi për asnjë çështje të bëhen bashkë –

Ajo që është fakt për keqardhje është mos bashkimi i liderëve shqiptarë për asnjë çështje të rëndësishme për shqiptarët e këtij vendi. Për çfarë është dashtë të bashkohen deri më tani liderët e partive politike në RMV?

Për të kërkuar zbardhjen e rasteve të montuara politike, sepse për pasojë shumë të burgosur po qëndrojnë padrejtësisht në ato vende të mjerueshme. Pra, një zëri me unitet të plotë zbardhje të plotë të të gjitha rasteve për të cilat dyshohet.

E dyta, partitë politike shqiptare e liderët deri më tani është dashur moti kohë të jenë të bashkuar në trajtimin dinjitoz të gjuhës shqipe. Pra, për të mos krijuar skenarë që nuk i shërbejnë askujt ka qenë e nevojshme gjetja e një zgjidhje afatgjate dhe e betonuar në Kushtetutën e këtij vendi.

Dhe, e treta betejë e ashpër në meritokraci, përfaqësim të drejt dhe adekuat të shqiptarëve në gjitha institucionet e vendit. Pasi edhe pas shumë viteve akoma ka institucione që janë të paprekshme për shqiptarët. Ekziston një ndarje e padrejtë dhe e gabuar që thuaj se shqiptarët e kanë të kufizuar realizimin e veprimtarisë së tyre.

Kujtojmë që, ka pasur përpjekje përmes Tiranës bashkimi i politikanëve shqiptarë, por kanë rezultuar të dështuara në të shumtën e rasteve. Prandaj, është e rendit që politikanët shqiptarë të mësojnë nga kampi tjetër se për çështje të caktuara duhet të lënë inatet politike anash të bëhen kokë më kokë për ta dëshmuar ekzistencën e tyre, shërbimin ndaj qytetarëve shqiptarë. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More