Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Partitë shqiptare rreshtohen pas Lëvizjes BESA, ja pse!

Shkup, 2 shkurt, Zhurnal.mk – Javën e ardhshme fillon shqyrtimi i propozim-Ligji për letërnjoftimet i propozuar nga Lëvizja Besa. Nga Ky subjekt thotë se teksti i ligjit është harmonizuar me partnerët e koalicionit dhe partitë tjera parlamentare.

“Në konsultimet me partitë politike janë përafruar qëndrimet. Presim që javën e ardhshme të kthehet në komisionin amë që të krijohen kushtet për të vazhduar në seancë plenare”, tha për Alsat-M, Kastriot Rexhepi, deputet i Lëvizjes Besa.

Ligjin e mbështesin edhe partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternative. Edhe pse nismën e Besës nuk e kanë firmosur, mbështetje kanë ofruar edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI. Nga LSDM thonë se teksti i ligjit është shqyrtuar në kuadër të grupit parlamentar. Nga VMRO-DPMNE-ja kishin paralajmëruar se mbështetjen ndaj këtij propozimi do ta hapin si temë diskutimi në organet e partisë. Propozimi parashikon që në letërnjoftime të vendoset grafa e përkatësisë etnike, ndërsa duhet përcaktuar edhe koha e zbatimit të ligjit pasi i njëjti duhet përputhur me procedurat e tenderimit të letërnjoftimeve nga MPB-ja dhe ndryshimin e formularit i cili kushtëzon të dhënat personale. Në Kuvend paralelisht pritet edhe shqyrtimi i dy ligjeve të propozuara nga Qeveria, ai për letërnjoftimet dhe propozim-Ligji për dokumentet e udhëtimit, dispozita të cilat rregullojnë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues.

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...