Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Partitë të mos politizojnë me gjendjen e pandemisë, por të votojnë Ligjin për Mbrojtje të Popullësisë

Zhurnal Ads

Shkup, 22 tetor, zhurnal.mk – Miratimi i masave të reja ligjore për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona do të marrë më shumë kohë se sa pritej. Në Kuvend, u vendos dhe më vonë u hoq pa asnjë sqarim nga rendi i ditës propozim/ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Pika nuk u diskutua aspak në seancën plenare. Shumica parlamentare sqaroi se VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar kohë për shqyrtimin e ligjit sepse ka pasur dilema për disa dispozita. Nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së për sqarojnë se kanë disa vërejtje të cilat pritet t’i diskutojnë në grup të posaçëm pune ku do të jenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët para deputetëve të opozitës do të duhet të sqarojnë nevojën e miratimit të këtyre masave. Grupi parlamentar opozitar kryesisht ka dilema rreth kompetencave të institucioneve që duhet të sigurojnë zbatimin e masave. Sipas tyre, vendosja e ligjit në rend dite ishte veprim i shpejtë, kurse pushteti duhet ta ketë parasysh se pa opozitën, në gjendjen që ndodhemi tani, nuk mund të sillen ligje të këtilla. Opozita maqedonase kërkon formimin e një Komisioni të veçantë dhe të pavarur për menaxhimin e situatës me pandeminë, në vend të Komisionit ekzistues për sëmundje ngjitëse që funksionon në kuadër të Qeverisë. Sipas deputetit Antonio Milloshoski, Komisioni për sëmundje ngjitëse të cilin e drejton Zharko Karaxhovski ka sjellë masa të vonuara dhe të papërshtatshme për menaxhim me pandeminë. Kjo kërkesë irriton pushtetin të cilët VMRO-DPMNE-në e cilësojnë si destruktive. Ministri Filipçe thotë se kjo parti rrezikon shëndetin e qytetarëve.

Njohësit e proceseve politike në vend bëjnë apel deri te partitë që mos të politizojnë gjendjen rreth pandemisë sepse situata është serioze.

Analisti politik Blerim Hyseni për Zhurnal thotë se ashtu si edhe disa herë deri tani subjektet politike në MV nuk kanë zgjedhur mjetet për t’iu kundërvy pushtetit. Sipas tij edhe këtë herë VMRO edhe nga pandemia dhe gjendja gjithnje e me e renduar po tenton të perfitoje politikisht.

“Vlerësoj që qasje të këtilla nuk duhet te vijne në shprehje sidomos kur është në pyetje shëndeti dhe gjendja e rënduar me spitale të stërngarkuara. Edhe partitë në pushtet duhet të gjejnë mënyra dhe mekanizma për të bashkëpunuar edhe me opozitën në mënyrë që të administrohet sa më mire dhe sa me me urgjencë kjo situatë sepse perndryshe do të jenë qytetarët ata qe do ta pesojnë më së keqi këto situata. Përndryshe cdo manipulim dhe kalkulim politik vlerësoj se do ti kthehet bumerang qoftë partive në pushtet qoftë atyre në opozite”, ka deklaruar për ZHurnal, analisti politik, Blerim Hyseni.

Nga ana tjetër, gazetari Urim Saliu mbështet iniciativën që të formohet një Komision i ri për virusin sepse situata me pandeminë po del nga kontrolli. Ai thotë se rritja e numrit të të infektuarve tregon se institucionet kompetente nuk e kanë bërë mirë punën e tyre aq sa duhet.

“Jo sepse këtë e kërkon VMRO-DPMNE por mendoj se ka ardhë momenti që të ketë tashmë një Komision të ri për Virusin. Situata e pandemisë po bëhet gjithnjë e më e alarmante. Po hyjmë në muajin e tetë dhe situata vjen gjithnjë e po bëhet më e komplikuar. Rritja e rasteve të shumta me shifra të paimagjinueshme tregon se institucionet kompetente nuk e kanë bërë sa duhet punën e tyre, pavarësisht se masat nuk respektohen edhe nga ana e qyetarëve në përgjithësi. Ne po përcjellim secilën ditë me dhjetëra viktima, kemi biznese që po familentojnë kaq shumë, dhe kjo natyrisht se është përgjegjësi e institucioneve. Mendoj se në këto momente delikate gjërat nuk duhet të kenë një politizim të skajshëm por të gjithë faktorët të ndikojnë që situata me pandeminë të ketë një qasje më serioze dhe këtyre duhet një bashkëveprim përfshirë edhe atë midis pushtetit dhe opozitës sepse bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve”, ka deklaruar për Zhurnal, Urim Saliu, gazetar .

Meqë kërkesa e opozitës është refuzuar nga ministri Filipçe që në takimin e një dite më parë, VMRO-DPMNE-ja dje ftoi shumicën të caktojë seancë të Kuvendit në të cilën janë të gatshëm të formojë kuorum dhe të mundësojnë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Vetë do të votojnë të përmbajtur sepse vlerësojnë se në ndryshimet e ligjit s’ka masa konkrete për luftë me pandeminë, s’ka masë për rritjen e kapaciteteve të institucioneve që bëjnë testimin, s’ka masë për lehtësimin e testimit të grupeve të rrezikuara në shoqëri dhe as testim më të zgjeruar në komunat më të rrezikuara.

“Me një VMRO-DPMNE të këtillë, nuk mund të arrihet marrëveshje absolutisht për asgjë. Pres që koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së të deklarojë se “po”, se presin thirrjen e seancës. Është jonjerëzore që të politizohet qëndrimi se do të bëjnë kuorum në Kuvend. Është detyrim i deputetëve të jenë në punë”, tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Propozim/ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse parashikojnë përdorimin e detyrueshëm të maskës edhe në ambiente të hapura, kufizim të grupimeve pas orës 22 si dhe kufizimin e takimeve familjare. Pa miratimin e ndryshimeve ligjore nga ligjvënësi, institucionet nuk kanë mekanizma për të kontrolluar zbatimin e tyre ose të sanksionojnë moszbatimin. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se këto masa, në paketë me masa të tjera plotësuese të cilat do të hynë në fuqi pas miratimit në Qeveri dhe që nuk kanë nevojë për miratim në Kuvend, pritet të japin rezultate në uljen e ritmit të infektimeve të reja.

Postime të ngjashme

U konfirmuan rregullat për operatorët vendorë për roaming si në shtëpi

Z H

Osmani – Zaharieva: Të intensifikohet dialogu politik në të gjitha nivelet

Z H

Prej nesër fillon aplikimi për kartë të gjelbër për në SHBA për vitin 2022

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...