Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Partitë të painteresuar për lista të hapura në zgjedhjet lokale

Shkup, 22 qershor – Listat e hapura në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, mbeten vetëm një rekomandim i OSBE-ODIHR-së të cilin partitë politike u zotuan ta implementojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, por që është shumë larg zbatimit në praktikë.

Tashmë kur partitë politike kanë dhënë edhe emra të kandidatëve për kryetar në disa komuna, listat e hapura për këshilltarët komunalë nuk duken një realitet, edhe pse partitë thonë se janë të përkushtuara për një zonë zgjedhore dhe listat e hapura që në zgjedhjet lokale.

Arsyetimi I tyre është se për këtë nuk ka një konsensus mes partive politike.

Ndonëse listat e hapura mbështeten edhe nga opozita, sepse për implementim nevojitet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, ato nuk po arrijnë të bëhen pasi VMRO-ja opozitare këtë e kushtëzon me zgjedhjen e kryetarit të komunës me një raund .

Partitë deri më tani kanë arritur dakordim vetëm për të përfshirë rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së në Kodin Zgjedhor në lidhje me funksionimin e KSHZ-së, financimin e fushatës dhe hapësirën e reklamimit në media.

Ditë më parë deputetja e LSDM-së, Kaleska Vançeva u shpreh skeptike se qytetarët do të mund vet të përzgjedhin këshilltarët komunal, pasi siç tha, koha deri në zgjedhjet lokale është e shkurtër, por jo e pamundur nëse ka vullnet politik.

Partive politike mund edhe të ju konvenojnë lista të mbyllura pasi ato nuk ofrojnë cilësi, por vetëm makineri votimi dhe këshilltarë të dëgjueshëm të cilët më shumë do tu shërbejnë partive se sa qytetarëve.

Këtë e flet edhe sondazhi i fundit i IRI-it, në të cilin dyzet e nëntë për qind e qytetarëve thanë se nuk dinë as një emër të këshilltarit në komunën e tyre, 27 % kanë mundur të japin emrin e vetëm një këshilltari komunal, 13 % kanë dhënë emrat e tre këshilltarëve, dhe vetëm 5% kanë mundur të japin pesë emra.

Postime të ngjashme

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...