Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Partnerët e koalicionit qeveritar janë “për” vendosjen e etnisë në letërnjoftime

Shkup, 15 shkurt – Në emër të LSDM-së dhe të partnerëve të koalicionit qeverisës, Zoran Zaev ka deklaruar se ndryshimet ligjore për letërnjoftime, që të vendoset përkatësia etnike, përkrahet nga të gjithë, informon Zhurnal.mk

Ai theksoi se mbështetjen ndaj ndryshimeve ligjore i kanë kumtuar gjatë periudhës kur në Kuvend miratoheshin ndryshimet kushtetuese. “LSDM-ja qëndrimin e tij, që në letërnjoftime të ketë përcaktim të etnisë ku të duan qytetarët, e ka thënë qysh kur u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe atëherë ai ishte edhe qëndrim qeveritar, sepse, definitivisht ne jemi një shoqëri multietnike, kur përskaj shtetësisë maqedonase/shtetas i Maqedonisë së Veriut, qytetarët janë maqedonas, shqiptar, turq, romë, vlleh, boshnjakë, të gjithë etnitetet që ekzistojnë në shtet. Nuk e kemi problem që në një dokument për identifikim personal të ekzistojë edhe kjo e drejtë”, tha Zaev në konferencën ku u nënshkrua marrëveshja me Gjermaninë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...