Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

“Party” në Vollkovë të Shkupit, policia gjenë drogë dhe arreston 29 persona

Shkup, 27 dhjetor – Pas informacioneve paraprake si dhe me leje të Prokurorisë Publike, policia mbrëmjen e djeshme ka kryer kontrolle në një vikend-shtëpizë në Vollkovë të Shkupit.

Policia ka ndërpreri festën, dhe pas kontrolleve ka arrestuar pronarin e shtëpizës B.K. (24) si dhe 28 persona tjerë, në mesin e të cilëve edhe një Di xhej (DJ) 35-vjeçar nga Shkupi.

Të arrestuarit do të përgjigjen për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

Përveç kësaj, policia gjatë kontrollit ka gjetur materie pluhur tek 35-vjeçari nga Shkupi.

MPB informon se pas dokumentimit të rastit kundër personave në fjalë do të parashtrohet padi konkrete.

Postime të ngjashme

Vestager: Të respektohen rregullat e BE-së në planet kombëtare të rimëkëmbjes

T E

Lefkov: Për lëshimet e platformës së regjistrimit nuk është fajtor populli

T E

Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

T E

Analistët për Zhurnal: Problemi me bullgarët do të jetë më shumë serioz se ai grek

Z H

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

T E

Georgievski: Nëse i falëm serbët, pse mos falim dhe bullgarët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...