Pas 12 ditësh, lirohet për qarkullim njëra korsi e rrugës në pikën kufitare të Jarinjës

Në Jarinjë është liruar njëra krosi e rrugës që ishte e bllokuar për 12 ditë rresht me maune të mbushura me zhavorr.Aty janë parë duke kaluar tashmë edhe veturat e para që nga lirimi i kësaj krosi.Prej 20 shtatorit këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit për targat e automjeteve nga Serbia.

Sipas vendimit, makinat me regjistrim të Serbisë, duhet të heqin këto targa në hyrje të Kosovës, dhe të marrin targa të përkohshme gjatë lëvizjes në Kosovë.Megjithatë, delegacionet e dy shteteve me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur marrëveshje më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut, sipas së cilës nga 2 tetori do të largohen barrikadat.

Related posts

Ulet numri i të infektuarve me Kovid-19 në Kosovë

N E

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Bekim Haxhiu: Ministrinë e Shëndetësisë po manipulon me shifrat e të vaksinuarve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More