Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pas 15 Janarit, Kuvendi shpall konkurs për përbërjen e re të KSHZ-së

Shkup, 26 dhjetor – Në më pak se tre javë, skadon mandati i anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Pas 15 janarit, Kuvendi duhet të shpallë konkurs për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarit të institucionit të ngarkuar për zbatimin e zgjedhjeve. Nga LSDM thonë se e gjithë procedura do të fillojë shumë shpejt për t’u respektuar afatet.

Ne si parti e përgjegjshme politike duam që gjithçka, që ishte një shembull i keq në funksionimin e deritanishëm dhe atë që kishim si shembull në regjimin 11-vjeçar që sundoi vendin, të çojmë në drejtim të përmbushjes së standardeve, që janë në vendet anëtare të BE-së, në çdo mënyrë t’i përfshijmë në sistemin juridik të vendit tonë. Këtu përfshihen edhe anëtarët e KSHZ-së, që janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për të gjithë ne.”-tha Mile Taleski – Deputet i LSDM-së.

Nga Aleanca për Shqiptarët, të cilët dorëzuan propozim ndryshime në Kodin Zgjedhor, dhe më pas i tërhoqën ato, nuk përgjigjen konkretisht se cili është qëndrimi i tyre në lidhje me emërimin e anëtarëve të KSHZ-së.

Pushteti duhet të propozojë nënkryetarë dhe tre anëtarë, ndërsa opozita kryetarin dhe dy anëtarë. Por, tani për tani, asnjë parti politike nuk po i publikon kandidatët e saj për pozitat. Në konferencën e djeshme për shtyp me rastin e 100 ditëve të qeverisjes, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se pas formimit të grupit të punës për Kodin Zgjedhor, bisedimet midis partive bëhen më serioze.

Në një mënyrë jemi duke hapur një proces që do të zgjasë disa muaj, dhe në të cilin do të diskutohet modeli zgjedhor, si dhe çështje të tjera në lidhje me procesin zgjedhor dhe në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE ODIHR. Do të shohim nga procesi nëse do të jemi në gjendje të arrijmë një marrëveshje për një njësi zgjedhore.”-pohoi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Më parë, kryetari aktual i KSHZ-së, Oliver Derkovski, bëri thirrje për t’i dhënë fund praktikës për të bërë ndryshime në Kodin zgjedhor gjithmonë pak para zgjedhjeve.

Postime të ngjashme

Rritje e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj, gjithsej 101.762 raste me Kovid në vend

T E

Besimi: Kriza ekonomike përfundon edhe sipas skenarit pesimist

Bexhet Musliu

Shekerinska dhe Karlin nënshkruan Memorandum për bashkëpunim në mbrojtje mes Maqedonisë së V. dhe SHBA-së

Bexhet Musliu

Më 12 prill fillon muaji i shenjtë i Ramazanit

T E

Rritet numri i lindjeve në komunat shqiptare

T E

Filipçe: Punonjësit shëndetësor treguan profesionalizëm dhe patriotizëm

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...