Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pas 21 janarit kafenetë ka gjasa t’i kthehen orarit të zakonshëm

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, një një konferencë për media bëri të ditur se dje kanë marrë njoftim se dozat e para të vaksinës anti-Covid do të arrijnë në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.

Filipçe tha se kanë aplikuar me të gjitha dokumentet e nevojshme.

I pyetur për kërkesat e gastronomive që lokalet e tyre të punojnë deri në orën 23:00, ministri Filipçe tha se ndryshimet do të shqyrtohen pas 21 janarit. Ai theksoi se pas kësaj date ka gjasa që orari i kafeneve të kthehet në orarin e zakonshëm dhe jo deri në orën 21:00.

“Kërkesa është e logjikshme, dhe do ta shqyrtojmë në mbledhjet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Kjo masë thamë se do të zgjatë deri me 21 janar, kur praktikisht edhe përfundojnë festimet, pas çka automatikisht këto objekte do të kthehen të punojnë deri në ora 21:00, por do të shqyrtojmë kërkesën e tyre. Çfarëdo që do të vlejë si zbutje e masave, gjithsesi se do të vlejë pas 21 janarit”, tha mes tjerash.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...