Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pas 22 vitesh rregullohen të drejtat e Policisë pyjore

Shkup, 12 shkurt – Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot u nënshkrua Marrëveshje kolektive, e cila rregullon statusin, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e të punësuarve.

Siç tha ministri Arjanit Hoxha, Marrëveshja kolektive do të rregullojë sistematikisht për herë të parë të drejtat dhe detyrimet e të ardhurave personale të zyrtarëve të autorizuar në Policinë pyjore, të cilat duhet të jenë motiv në luftën pa kompromis kundër prerjeve të kundërligjshme. “Për herë të parë, rregullohet e drejta për të marrë shtesë prej 30 për qind për komponentën, nivel për zyrtarët e autorizuar për shkak të llojit, natyrës dhe kompleksitetit të punës, peshës dhe kushteve të veçanta në të cilat ato kryhen”, nënvizoi Hoxha, transmeton Zhurnal.mk

Marrëveshja kolektive për të gjithë të punësuarit në Ministri rregullon të drejtën e kompensimit për autorizime shtesë dhe rregullon kompensimin për punën në komisione jashtë përshkrimit të vendit të punës. “Marrëveshja kolektive do të përmirësojë të drejtat e të punësuarve, por në të njëjtën kohë do të sigurojë efikasitet dhe motivim më të madh në ushtrimin e përgjegjësive të tyre të përditshme të punës. MBPEU dhe Qeveria, edhe në kushte të pandemisë globale, janë duke bërë përpjekje maksimale për të përmirësuar kushtet e punës në Ministri”, tha Hoxha.

Sipas kryetarit të Sindikatës së punëtorëve nga administrata, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve (AOGJSHQ), Peco Grujovski, me Marrëveshjen përfundimisht i jep fund disa viteve të veprimtarisë së negociatave kolektive dhe më e rëndësishmja, ajo rregullon pagat. Grujovski potencoi se kjo është Ministria e parë e cila ka nënshkruar Marrëveshje kolektive në nivel të punëdhënësit. Sindikata e Pavarur e Policisë Pyjore i shprehu mirënjohje të madhe Hoxhës, sepse ai, siç u tha, është ministri i parë që pas 22 vitesh bëri një hap kaq të madh për të drejtat dhe pagat më të larta të anëtarëve të Policisë Pyjore. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Llajka: Vala e nxehtësisë ndikon edhe ndaj kafshëve, qytetarët të kenë kujdes me kanakarët e tyre

Z H

Normalizohet komunikacioni hekurudhor, makinistët e kanë ndërprerë bojkotin

Z H

Sllovenia dërgon 16 automjete dhe 46 zjarrfikës

Z H

Promovohet pulla postare kushtuar 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit

Z H

Zhurnal mëson / Pas 22 viteve, Policia Pyjore në Shkup me udhëheqës shqiptar

R Zh

Lëshohet në përdorim aplikacioni CommoPass për udhëtim jashtë vendit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...