Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Pas 3 vitesh mungesë, Shqipëria sërish ka Gjykatë Kushtetuese

Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.

Dje Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi kreut të shtetit dy kandidatura, përkatësisht të Kalos dhe atë të Aleksandër Tomës.

Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.

Emërimi i Kalos nga Presidenti vjen pasi dje është betuar Altin Binaj, anëtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese, i cili u zgjodh nga Kuvendi seancën e së enjtes së kaluar.

Vendimmarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

Përveç Kalos e Binaj, Gjykata Kushtetuese ka edhe katër anëtarë të tjerë si Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji.

“Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që: Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim./ Top Channel

Postime të ngjashme

Moti i mirë rikthen trafikun në Durrës, makina nga Tirana e Kosova për fundjavë në plazh

T E

Humbje e madhe për Valentina Leskajn, bashkëshorti i ish-deputetes humb betejën me Covid-19

T E

Aksident i rëndë në afërsi të Durrësit, plagosen 3 adoleshentë dhe shoferi

T E

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

T E

Celibashi: 8 marsi, afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë

T E

19 të vdekur nga Coronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...