Agjencia Zhurnal.mk

Pas 50 ditëve pushim, shënohet rast i ri me Covid 19 në Dibër

Dibër, 5 qershor – Zhurnal.mk – Pa 50 ditësh, në Dibër sot është konfirmuar rast i ri i të infektuarve me Kovid-19.

Sipas drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Dibër, Baki Halil, bëhet fjalë për një grua nga fshati Kosovrast i Poshtëm, e cila para disa viteve është operuar nga tumori në tru.

“Të mërkurën në mbrëmje, një e afërt e pacientes është paraqitur te ndihma urgjente, e cila menjëherë është nisur dhe pacientja u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër, me temperaturë të lartë të trupit. Në konsultë, ne mjekët vendosëm ta dërgojmë atë në klinikat në Shkup. Pasi u mor shtrisho, u konfirmua se ishte e infektuar me Kovid-19”, deklaroi për MIA-n drejtori Halili.

Ai shton se gjatë ditës, shërbimi epidemiologjik në njësinë e punës të Qendrës për shëndet publik mori nëntë strisho nga të afërmit e pacientes.

Në vijim është edhe anketa ku ka lëvizur pacientja dhe me kë ka pasur kontakte pas së cilës do të merren edhe strisho të personave të tjerë, dhe të kuptohet ku është infektuar.

Ky është rasti i 52-të me Kovid-19 në Dibër. Nga 51 personat paraprak 47 janë shëruar, ndërsa katër katër kanë vdekur.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!