Agjencia Zhurnal.mk

Pas abuzimit familja e 15-vjeçares në rrezik, shpërngulet nga Paskuqani

Familja e vajzës 15-vjeçare që ra pre e abuzimit nga roja i shkollës, Abaz Dogu, është larguar nga Paskuqani. Gjithashtu familja është mbajtur nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për shkak të afërsisë që kishin me familjen e abuzuesit.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj deklaroi se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë”, tha Xhafaj.

15-vjeçarja ka rrëfyer se fillimisht Abaz Dogu, me detyrë roje i gjimnazit të Babrru e ka kërcënuar vajzën duke thënë: “Të kam parë në një foto me një djalë dhe atë do t’ja tregoj të gjithëve nëse nuk vjen me mua tek toka” duke nënkuptuar kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Më tej, e mitura tregon se është tërhequr nga dora prej Abaz Dogës dhe është futur në një dhomë me pak mobilie, ku ka ndodhur abuzimi. Më pas i moshuari ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale më të miturën në vijim duke e shantazhuar se do t’i shkruante emrin në muret e pallatit nëse nuk shkonte me të.

E ndodhur nën presion, e mitura ka kryer sërish marrëdhënie seksuale me të moshuarin. Ky është edhe momenti kur i moshuari ka filmuar aktin seksual më të miturën duke ia shpërndarë më pas Klajdi Poçit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!