Agjencia Zhurnal.mk

Pas ankesave të Varhejit, partitë politike me pozita të zhvendosura për ligjin e ri të PP-së

Shkup, 18 janar, Zhurnal.mk – LSDM dhe BDI i porositën VMRO-DPMNE-së propozim-ligj të ri për Prokurorinë publike, që partia më e madhe opozitare do ta analizojë këto ditë. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, theksoi se partia e tij dhe koalicioni janë të gatshëm për atë hap, ndërsa opozitari Antonio Milloshoski njoftoi se ekzistojnë disa shanse për marrëveshje të ligjit, nëse vendoset si prioritet.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Milloshoski citoi se pas analizimit të propozim-ligjit të ri për PP-në, pritet të dakordohet termin për takim me përfaqësuesit e LSDM-së dhe BDI-së për t’u këmbyer argumentet.

Në lidhje me porosinë e eurokomisarit Oliver Varheji, i cili shfaqi shpresë se përbërja e tanishme parlamentare do të japë prioritet të ligjit të ri për PP-në, duke konstatuar në atë të jetë shenjë e mirë deri te vendet anëtare, Milloshevski potencoi se e interpreton si deklaratë që e përgënjeshtron ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska se sjellja e këtij ligji është i domosdoshëm.

Zaev është optimist se deri më 12 prill edhe para shpërbërjes së Parlamentit do të vendoset ligj për prokurorinë publike. Ai i bëri thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të gjejnë zgjidhje të përbashkët.

“Dua të sillet ligji. Besoj se deri më 12 prill kemi katër muaj jo të plotë. Duhet të bëjmë gjithçka. Bisedova me eurokomisarin se LSDM dhe koalicioni janë të gatshme. Kam lutur të bisedojë me opozitën. Me siguri është biseduar. Këto ditë besoj se do të bëhen edhe kontaktet plotësuese sepse përfundojnë bisedat për ligjin zgjedhor. Që të përfundojë kjo punë, duhet të gjejmë zgjidhje”, përmendi Zaev, duke shtuar se në vendimin e ri ligjor më nuk ka Prokurori Speciale Publike.

Kryeministri Oliver Spasovski në intervistë për MIA-n theksoi se miratimi i Ligjit për Prokurorinë publike nga përbërja e tanishme parlamentare nuk është kusht për marrje të vendimit për fillim të negociatave, por që sjellja e tij do të jetë rekomandim serioz për Këshillin Evropian se me të vërtetë kemi përparim serioz.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka apeluar deri te partitë që sa më shpejtë t’i afrojnë qëndrimet për Ligjin e Prokurorisë Publike.

Dimitrov në intervistë për MIA-n, theksoi se jemi vendosur në test nëse do të mund ta lartësojmë jashtë kontekstit zgjedhor dhe në atë rast në mars, siç tha, “ndoshta mund të shpallim një fitore të përbashkët edhe të partisë qeveritare dhe opozitës, të tërë popullit, në ndonjë mënyrë edhe tërë shoqërisë ose këtë do ta bëjmë lëndë të grindjeve ndër-partiake”.

“Nëse eurokomisari, i cili dukshëm është aleati ynë dhe punon në atë agjendë ta bëjmë përfundimisht këtë depërtim në fazën e ardhshme të merituar, nëse ai thotë se e rëndësishme është të sillet në përbërjen e tanishme parlamentare, do të shihet nëse jemi vetëm deklarues në përpjekjet dhe është e thjeshtë. Kush nuk do të votojë edhe nuk do të marrë pjesë në ligjin e tillë, në të cilin janë ndërtuar të gjitha përpjekjet dhe sugjerimet e KE-së, nuk është e ndershme dhe e sinqertë para votuesve dhe para qytetarëve kur thotë dua BE, por nuk dua ta bëj atë që BE e sugjeron se duhet të bëhet për të arritur”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme.

Nga Ministria e Drejtësisë shprehën pritje se opozita do t’i marrë parasysh interesat e qytetarëve, ndërsa jo interesat personale të dikujt.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...