Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pas apelit të Hasanit: Kujdes ata që po shkojnë m’u vaksinu në Serbi / Taravari: JU bashkë me Filipçen duhet të jepni dorëheqje

Shkup, 28 mars, Zhurnal.mk – Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një koment të tij, ka kërkuar dorëheqjen e Zëvendës Ministritë të Shëndetësisë, Ilir Hasanit, si dhe të Ministrit Venko Filipçe, duke theksuar se qeveria ka dështuar në sjelljen e vaksinave, përcjell zhurnal.mk

“Ilir Hasani, ju bashkë me ministrin Filipçe duhej të jepni dorëheqje, dhe mos bëni analistin se nuk ju paguan populli për analist! Ju paguan për të ruajtur shëndetin publik, e ju po i vdisni çdo ditë, prandaj dorëhiqu që mos të vijë puna deri tek dorëzohu!

Qeveria juaj, ta kuptojë se s’po bën asgjë për shëndetin e qetarëve. Qytetarët e këtij vendi po ikin në Sërbi sepse Qeveria juaj nuk po siguron vaksinën, dhe shteti ynë vazhdon të ngelet i pari në rajon me vdekshmëri nga kovidi, dhe shteti i fundit që nuk e ka siguruar vaksinën. Valën e pandemisë e ka shkaktuar mungesa e vaksinës dhe sistemi juaj shëndetësor. Vendet e tjera të Rajonit tani kanë mbaruar edhe me dozën e dytë të vaksinës, ndërsa ju as që keni filluar. Ju bashke me ministrin duhet të jepni dorëheqje si e thamë, e jo t’i gjykoni qytetarët pse po vdesin nga virusi!”, ka shkruar, Taravari.

Taravari i bëri këto akuza një ditë pas komentit të zëvendëskryeministri të shëndetësisë, Ilir Hasani i cili kërkoi nga shtetasit tanë, të respektojnë protokollet e distancës, dezinfektimit dhe maskave, dhe se vdekjet e të afërmve janë bërë si serial me pafund epizoda, dhe se shtetit nuk i duhet edhe një valë tjetër e pandemisë.

“Duke përcjell aktivisht vaksinimin masiv në fqiun e veriut, apeloj te qytetarët tanë që të bëjnë kujdes dhe ti respektojnë protokollet e distancës, dezinfektimit dhe maskave, meqë kapacitetet spitalore dhe njerëzore sa vijnë e harxhohen.

Përderisa vdekjet e të afërmve na u kanë bërë si serial me pafund epizoda, nuk na duhet edhe një valë tjetër e pandemisë”, ka shkruar Hasani, përcjell zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Angelovska-Bezhoska: Rritja e produktivitetit, investimi në kapitalin njerëzor, reformat strukturore dhe digjitalizim për rritje stabile ekonomike

R Zh

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Garë humanitare në kejin e Shkupit për ndihmë të repartit Onkologjik në Klinikën e Fëmijëve

Dafina Vidishiqi

Nënshkrim i marrëveshjeve për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë nga Ministria e Ekonomisë dhe e Bujqësisë

Dafina Vidishiqi

Paratë e diasporës së Maqedonisë – më shumë nëpërmjet bankave, më pak para në dorë

R Zh

Maqedonia me 425 raste aktive, deri tani janë vaksinuar 254.154 qytetarë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...