Agjencia Zhurnal.mk

Pas Apple edhe Androidi fshin “Fortniten”

Pas largimit nga dyqani i aplikacioneve të Applet, videoloja “Fortnite” është fshirë edhe nga “Google Play Store” në Android.

Kompania që krijoi videolojën kishte përditësuarës fundmi “Fortniten” duke ua mundësuar pagesat brenda videolojës, gjë që është e dënueshme nga të dyja platformat e mëdha.

Të dyja kompanitë e mëdha, si Apple edhe Google kanë tarifa për sistemet e pagesave, dhe mospërfillja e tyre ka çuar në fshirje të aplikacionit të shumëpërdorur.

“Për zhvilluesit e aplikacioneve që na zgjedhin në ‘Play Store’ ne kemi politika të vazhdueshme që janë të drejta për ta dhe i mbajmë të sigurta për përdoruesit. Teksa ‘Fortnite’ mbetet në dispozicion në Android, ne s’mund ta lëmë në dispozicion në dyqan sepse shkel rregullat tona. Gjithsesi, presim shansin të diskutojmë me ‘Epicun’ që të rikthejmë ‘Fortniten’ në ‘Google Play”, ka njoftuar gjiganti Google.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...