Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pas arrestimit të Alexei Navalny, protesta para Shërbimit Sekret rus

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny kanë bërë thirrje për protesta të reja anti-qeveritare jashtë selisë qendrore në Moskë të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) dhe zyrave të administratës presidenciale.

Siç njoftojnë mediet ruse, ekipi i opozitës ka publikuar njëthirrje për mbështetësitë e tyre në Moskë që të mblidhen gjatëfundjavës, përkatësisht gjatë ditës së diele, në Sheshin Lubyanka jashtë selisë së FSB-së dhe Sheshit Staraya ku administrata presidenciale ka zyrat e saj.

Sipas njoftimit, protestuesit më pas do të marshojnë përmes kryeqytetit rus.

“Drejtimi i marshimit do të përcaktohet në varësi të situatës”,shkruajnë organizatorët.

Policia ruse të shtunën e kaluar arrestoi gati 3,900 persona  – një rekord për një ditë të vetme  – në të gjithë vendin, ku demonstruesit po bënin thirrje për lirimin e Navalnyt dhe protestonin kundër qeverisë. 

Kritiku i Vladimir Putinit u arrestua dy javë më parë kur mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ai ishte duke u rikuperuar pas një tentimi për helmim me agjentin nervor Novichok.

Navalny akuzon FSB-në ruse për kryerjen e helmimit me urdhër të Putinit.

Ai mund të burgoset për më shumë se tre vjet nëse gjykata vendos në favor të Shërbimit Federal të Burgjeve, i cili thotë se Navalny nuk arriti të paraqitej dy herë në muaj, derisa ishte për shërim në Gjermani.

Postime të ngjashme

Rikthehen kufizimet në Evropë

T E

Vriten 11 persona në Meksikë

T E

Të paktën pesë të vrarë gjatë protestave në Mianmar

T E

Kufizime më të ashpra kundër Covid-19 në Lombardi

T E

Navalny raportohet se do ta vuajnë dënimin në një burg në afërsi të Moskës

T E

Mianmar, qindra të arrestuar në protestat kundër grushtit të shtetit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...